Europe ↔You(th)

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ka kënaqësinë të ftojë cdo gjimnazist, student, profesionist, kërkues, aktivist politik, aktivist të shoqërisë civile dhe profesionist të ri, në Konferencën e Parë Rinore “Europe ↔You(th)".

Image

Qëllimi i Konferencës është të sjellë bashkë në një Forum për të shkëmbyer ide, perceptime dhe këndvështrime mbi Integrimin e Shqipërisë në BE, të diskutojnë dhe të argumentojnë qasjet e tyre mbi anëtarësimin e mundshëm, efektet në qytetarët, ekonominë, sfidat dhe perspektivat e pritshme për Shqipërinë, por edhe më gjerë, në Rajon.  

Konferenca është konceptuar në kuadër të javës së Europës, në një kontekst politik ku vëmendja, angazhimi është kah intensifikimit të përpjekjeve për të çuar përpara procesin e integrimit europian të vendit, për të nisur sa më parë procesin e negociatave për anëtarësim. Por, sa të informuar janë veçanërisht të rinjtë për këtë proces, për mundësitë që ju ofrohen dhe në cilat fusha; a i përgjigjet dinamika e zhvillimeve politike në kuadër të integrimit nevojave dhe kërkesave të tyre?

Pranimi i Punimit: 25 Prill 2018  
Njoftimi për Pranimin e Punimit: 27 Prill 2018  
Data e Organizimit:  7-8 Maj 2018  

Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë ose në proces publikimi.
Abstrakti duhet të jetë midis 150-250 fjalë, dhe punimi duhet të jetë jo më pak se 3 faqe, Times New Roman, 12, Justify, Single Spaced dhe i formatuar sipas template. 

Registration Fee Free

 

Formati i Punimit

TITULLI

(Times New Roman,  12 FONT SIZE, BOLD, ALL CAPS, CENTERED)

 

Emrı dhe Mbiemri i Autorit1, Emrı dhe Mbiemri i Autorit2 (10 font size)

1Përkatësia/Student/Gjimnazist/Shkolla

E-mail

2Përkatësia/Student/Gjimnazist/Shkolla

E-mail

Abstrakt

Qëllimi:1-3 fjali. Metoda: 2-6 fjali; Rezultatet: 2-4 fjali. Konkluzione: 1-3 fjali.

Numri total i fjalëve: rreth 150-250.

(Kjo është vetëm një guidë ndihmëse, por ju mund të evitoni nëndarjet e mësipërme dhe të përdorni formatin e zakonshëm të shkrimit të abstrakteve)

 Fjalë kyçe: 2 deri në 5 fjalë

  1. Hyrja

Këtu pritet që ju të flisni rreth motivimit për temën tuaj, kontekstin, problematikat që trajtoni, dhe se si gjetjet tuaja janë origjinale dhe interesante. 

  1. Hulumtim në Literaturën Ekzistuese/Materiali dhe Metoda

 Citoni punime të mëparshme që lidhen me temën që ju trajtoni. Pritet një numër citimesh

  1. Subjekti i punimit tuaj

 Këtu pritet që ju të detajoni subjektin/temën që po parashtroni.

  1. Analiza/Rezultate dhe diskutime

Ketu rekomandohet të paraqisni në mënyrë të detajuar argumentat, rezultatet tuaja dhe t’i diskutoni ato në kontekstin e rezultateve ekzistuese.

  1. Konkluzione dhe Rekomandime

 Pritet që këtu të përmblidhni rezultatet/gjetjet tuaja, të shpjegoni se si ato janë të rëndësishme për temën dhe perspektiva të mundshme në punime të tjera.

  1. Referenca
  2. [1]            F. Smith and Ë. Bauer “title of article”, Jour. Of xxx 37, 187-193 (2015).
  3. [2]            Xxx
  4. [3]            Xxx

 Rekomandohet që numri i referencave të jetë midis 3 dhe 6. Megjithatë, kjo është në varësi të temës. 

Ø  Ju mund të bëni një kompozim tjetër të punimit tuaj. Seksionet e dhëna më sipër janë vetëm indikacione lehtësuese për t’ju orientuar.

Drejtimet Kryesore të Konferencës

Lufta kundër informalitetit.
- A mund të konsiderohet integrimi në BE si garanci për
respektimin e të drejtave të njeriut në punë.
- Vetingu: Reforma në drejtësi.
- Përafrimi i legjislaciomit shqiptar me direktivat e BE.
Në fushën e Shkencave Politike:
- E-Governance/E-democracy.
- Vullnetarizmi.
- Më shumë Euroskeptikë apo pro-Europianë.
- Politika e jashtme dhe ështjet e sigurisë .
- Dialogu social dhe ndërkulturor.
- Skena politike - Europe Ballkan Perëndimor.
- Përfshirja e të rinjve shqiptarë në politikë.
- Përfshirja sociale.
- Të bësh biznes në Shqipëri
Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-BE.
- Një treg ekonomik funksional drejt integrimit në BE.
- Lëvizja e lirë e mallrave/kapitalit në BE.
- Bujqësia dhe zhvillimi rural në funksion të integrimit.
- Progresi në sektorin energjitik në kuadër të integrimit
në BE.
- Përmirësimi i sektorit të statistikave (mbledhja,
përditësimi dhe përpunimi i të dhënave në funksion të
politikave locale e qëndrore).
- Të rinjtë shqiptarë përballë tregut europian të punës.
- Presioni i konkurrueshmërisë me vendet e BE.
Drejtime të tjera/të përgjithshme:
- Kërkimi dhe inovacioni në funksion të integrimit.
- Zhvillimi i kompetencave dhe aftësive në arsimin
professional.
- Çështje të arkitekturës, trashëgimisë kulturore për
ruajtjen dhe promovimin e saj.
- Tendencat europiane të urbanizimit të qëndrueshëm .
- Integrimi i teknologjisë në tregun e përbashkët
elektronik.
- Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në
funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
- Përdorimi i sistemeve elektronike në funksion të
qeverisjes.
- Tregu i monedhave dixhitale.
- Vullnetarizmi i të rinjve shqiptarë.

Pranimi i Punimit

25 Prill 2018

Njoftimi për Pranimin e Punimit

27 Prill 2018

Data e Organizimit

7-8 Maj 2018
Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë ose në proces publikimi.
- Abstrakti duhet të jetë midis 150-250 fjalë, dhe punimi duhet të jetë jo më pak se 3 faqe, Times New Roman, 12, Justify, Single Spaced dhe i formatuar sipas template