Master i Shkencave (PIND) në Drejtësi
Kohëzgjatja e programit: 5 vite akademike
Ndjekja e studimeve: me kohë të plotë
Numri total i krediteve të programit: 300 kredite (ECTS)
Ky program studimi ka për objektiv të formojë juristë të cilët në përfundim të studimeve të tyre
të kenë përvetësuar njohuri të thelluara teorike dhe praktike, formim juridik të thelluar e të gjerë
të një karakteri si sistematik ashtu dhe metodologjik në fushën e të drejtës dhe institucioneve
juridike, duke patur parasysh si dimensionin kombëtar dhe ndërkombëtarë të tyre.
Diploma e studimeve të integruara të ciklit të dytë në Drejtësi, përbën të vetmin titull të vlefshëm
për të mundësuar vazhdimin e Shkollës së Magjistraturës, si në profilin gjyqtar dhe atë prokuror,
Shkollës së Avokatisë apo Noterisë duke mundësuar ushtrimin e këtyre profesioneve, apo te
tjera në sektorin publik ose privat në administratën qëndrore dhe vendore si dhe në organizma
ndërkombëtar në vend dhe në rajon.