Karriera, Tutoriati Studentor dhe Alumnit

Zyra e Këshillimit të Karrierës

Kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë prane jush për t’ju suportuar dhe mundësuar një të ardhme të sigurt!

Zyra e karrierës, pjesë e administratës së Kolegjit Universitar Pavarësia Vlorë, filloi të funksionojë në vitin 2009 me hapjen e vet Kolegjit. Kjo zyrë e shtrin mbështetjen e saj për të dy fakultetet e KUPV-së duke mbështetur, koordinuar dhe organizuar aktivitete për studentët e çdo departamenti dhe çdo programi studimi.

Misioni i Zyrës së Karrierës është të mbështesë dhe orientojë studentët drejt zgjedhjeve të së ardhmes për t’ju bërë më të lehtë aftësimin profesional dhe aksesin në tregun e punës. Krahas edukimit në programet e studimit kjo Zyrë kërkon  të pasurojë jetën studentore duke organizuar aktivitete ekstra kurrikulare që ndihmojnë në formimin e studentëve.
Image

Aktivitetet e Zyrës

Zyra e karrierës ka si qëllim që me anë të këtij aktiviteti, të përshëndes të gjithë studentët që sapo nisin studimet në KUPV duke i ndihmuar që të njohjin më mirë Kolegjin si nga ana infrastrukturore ashtu edhe nga ana organizative. Ky aktivitet zhvillohet në bashkëpunim me Rektorin dhe stafin pedagogjik  në mënyrë që t’ju urojmë mirë se ardhjen studentëve në KUPV dhe që t’ju tregojm se të jesh pjesë e KUPV është si të jesh pjesë e një familje të madhe që të mbështet në çdo moment.
Organizimi i leksioneve/diskutimeve të hapura për të trajtuar tema të ndryshme me profesionistë të fushës, të cilët ftohen nga Zyra e Karrierës. Këto leksione u japin mundësi studentëve të dalin nga korniza e leksioneve klasike në auditore dhe të zgjerojnë njohuritë për çështjet më interesante dhe aktuale të lidhura me profilet e tyre të studimit.
Gjithmonë Zyra e Karrierës organizon ditët e informimit ose posterat e informimit në mënyrë që të informohen studentët për aktivitetet dhe takimet e rëndësishme në të cilat ata mund të marrin pjesë për të përfituar nga eksperienca të reja ekstra kurrikulare. Aktivitete të tilla janë të shumta si pasojë e bashkëpunimeve të shumta mes KUPV dhe Institucioneve/zyrave të tjera si Këndi i BE në Bashkinë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Konsullata e Përgjitshmë e Italisë, Drejtoria Rajonale Tatimore Vlore etj.
Pjesëmarrja e Kolegjit Universitar Pavarësi Vlorë në Panairin e Punës është kthyer tashmë në një traditë. Pjesëmarrja në këtë panair përpos prezantimit të ofertës akademike dhe eksperiencave të tjera që ofron KUPV shërben gjithashtu dhe si një urë e drejtpërdrejtë komunikimi mes tregut të punës dhe studentëve të KUPV-së nga çdo program studimi.
Në bashkëpunim me pedagogët e departamenteve të ndryshme organizohen vizita studimore në biznese dhe institucione publike për të njohur më nga afër studentët me tregun e punës, vendet e punës më të kërkuara, mundësitë e punësimit, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme në vendin e punës.
Edhe ky aktivitet është tashmë kthyer në një traditë për KUPV-në, i organizuar në bashkëpunim me  pedagogët e Departamentit të Inxhinierisë Informatike me praninë e sportdashësve, specialistëve të grupmoshave të ndryshme dhe studentëve të KUPV. Tuneu i shahut është një kompeticion i jashtëzakonshëm me një pjesëmarrje të konsiderueshme. Në këtë turne pjesëmarrësit shpërblehen me çertifikata pjesëmarrje si dhe tre vendet e para  me vlera simbolike monetare.
Në kuadër të bashkëpunimeve të tjera të Zyrës së Karrierës me Departamentet dhe Zyrat e
tjera të Kolegjit organizohen konferenca studentore, shkolla verore, trajnime, workshope,
kompeticione sportive etj.

Kjo Zyrë mbështet edhe organizimin e aktiviteteve të propozuara nga vet studentët në kuadër
të rritjes së përfshirjes së tyre në jetën studentore. Çdo propozim mund ta paraqisni pranë
Zyrës së Karrierës ose ta dërgoni në e-mail.
Kjo Zyrë mbështet edhe organizimin e aktiviteteve të propozuara nga vet studentët në kuadër të rritjes së  përfshirjes së tyre në jetën studentore. Çdo propozim mund ta paraqisni pranë Zyrës së Karrierës ose ta dërgoni në e-mail.
Koordinatore e Zyres