Sekretaria Mesimore

Sekretaria Mesimore
Image

Përgjegjësi dhe kompetenca

Sekretaria Qendrore Mësimore ndihmon zhvillimin e procesit mësimor në KUPV, nëpërmjet kryerjes së detyrave kryesore si më poshtë vijon:

  • Mban dhe përditëson regjistrin bazë me të dhënat personale të studentëve, notat e marra

gjatë ndjekjes së programit të studimit në vitet e studimit dhe të dhëna mbi diplomën/at.

  • Plotëson diplomën e studentit dhe suplementin e diplomës, sipas rregullave të përcaktuara në këtë statut dhe në rregulloren e institucionit si dhe bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

  • Hedh të dhënat e studentëve në regjistrin themeltar dhe atë të amzës, të cilët plotësohen në formë elektronike dhe me dorë.

  • I jep çdo studenti numrin përkatës të matrikullimit.

  • Plotëson regjistrat e lëndëve.

  • Sekreton provimet dhe bën zbardhjen e rezultateve të tyre mbas korrigjimit.

  • Trajton kërkesat e studentëve për regjistrim dhe çregjistrim të lëndëve si dhe ndërrimet e grupeve.

  • Përpunon statistika (kalueshmëria, mungesat, etj).

  • Njofton Rektorin, Zv.Rektorin, Dekanët dhe Përgjegjësat e Departamentit për orët e mësimit të pazhvilluara gjatë javës.

  • Llogarit numrin e orëve të mësimit të zhvilluar nga pedagogët e jashtëm, informacion që i dërgohet Zyrës së Burimeve Njerëzore nëpërmjet Kancelarit përpara kryerjes së pagesës.

  • Harton vërtetime dhe lista notash, si dhe kopje të suplementit të diplomës për studentët, në  bazë të kërkesave të tyre

  • Mbikëqyr plotësimin e rregullt të proces-verbaleve përfundimtare të lëndëve dhe e dërgon  për  arkivimin e tyre.

  • Administron, mbikëqyr, mirëmban, plotëson dhe rinovon sistemin e-grade.

  • Çdo detyrë tjetër me natyrë sekretarie, në shërbim të studentëve, të ngarkuar nga Zv.Rektori dhe/ose Rektori

Image
Image