Njoftime

Open Call for articles

Kolegji Universitar Pavarësia Vlorë hap thirrjen për artikuj për të gjithë të rinjtë (studentë, gjimnazistë,  profesionistë, kërkues, aktivistë politik, aktivistë të shoqërisë civile), për një numër special të Revistës Shkencorë “ Pavarësia”,  me ISSN 2304-2664(Online) me temë: “NEW NORMALITY”.

Qëllimi i Revistës  është të sjellë bashkë të rinjtë në një Forum për të shkëmbyer ide, perceptime dhe këndvështrime mbi “Normalitetin e ri” mbas Pandemisë, të diskutojnë dhe të argumentojnë qasjet e tyre mbi  efektet tek qytetarët, ekonominë, sfidat dhe perspektivat e pritshme për Shqipërinë, por edhe më gjerë, në Rajon.

Data të rëndësishme/deadline
31 Janar 2023
Pranimi i Punimit
15/02/2023
Njoftimi për Pranimin e Punimit
17/02/2023

Publikimi i Punimit:15/03/2023

- Të gjitha punimet e pranuara, sipas kritereve të punimit do të publikohen në Revistën Shkencore Pavarësia me ISSN 2304-2664(Online).
- Të gjitha punimet do t’i nënshtrohen procesit të rishikimit/shqyrtimit.
- Punimet që nuk do të përmbushin kriteret, nuk do të konsiderohen për botim.

- Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë ose në proces publikimi.
- Abstrakti duhet të jetë midis 150-250 fjalë, dhe punimi duhet të jetë jo më pak se 3 faqe, Times New Roman, 12, Justify, Single Spaced dhe i formatuar sipas template)

Gjimnazistë, Studentë, Kërkues, Aktivistë Politikë, Aktivistë të Shoqërisë Civile dhe Profesionistë të Rinj me interes studimor, professional, akademik, në tematikën e Konferencës.

Për publikimin nuk aplikohet Fee.

Drejtimet Kryesore të Revistës/Topics

- Lufta kundër informalitetit.
- A mund të konsiderohet integrimi në BE si garanci për
respektimin e të drejtave të njeriut në punë.
- Përafrimi i legjislaciomit shqiptar me direktivat e BE.
- Perspektiva e re europiane e Ballkanit Perendimor" ne nivel politik, ekonomik e social.
- E drejta ndërkombëtare publike- zhvillimet dhe konfiktet ndërmjet shteteve.
- Lufta dhe e drejta humanitare ndërkombëtare- zbatimi I tyre nga vendet në gjendje lufte.
- Roli i organizatave ndërkombëtare.
- Marrëdhenia: Shqiperi- BE.
- Noteria në ndihmë të zbatimit të së drejtës.

- E-Governance/E-democracy.
- E ardhmja e punësimit
- Politikat shëndetësore gjatë pandemisë
- Vullnetarizmi.
- Më shumë Euroskeptikë apo pro-Europianë.
- Politika e jashtme dhe cështjet e sigurisë .
- Dialogu social dhe ndërkulturor.
- Përfshirja e të rinjve shqiptarë në politikë.
- Përfshirja sociale/Diversiteti

- Transformimi digjital i ekonomisë
- Një treg ekonomik funksional drejt integrimit në BE.
- Bujqësia dhe zhvillimi rural në funksion të integrimit.
- Progresi në sektorin energjitik në kuadër të integrimit në BE.
- Të rinjtë shqiptarë përballë tregut europian të punës.
- Statistika dhe Zhvillime të SME-ve ne Shqipëri
- Perceptimi Publik mbi Rolin e Qeverisë
- Cështje të Politikës Fiskale dhe Monetare në Shqipëri
- Cështje të Buxhetit, Demografisë, të Ardhurave dhe Programeve të Shpenzimeve
- Cështje të zhvillimit aktual ekonomik dhe tregjeve të faktorëve (inflacioni, normat e interesit, kurset e këmbimit, konflikti Rusi-Ukrainë)
- Roli i kontabilitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.
 - Vlerat qe krijojne ekosistemet turistike qarkulluese
-Menaxhimi i aseteve dhe mundesive te reja investuese
- Green financing

- Kërkimi dhe inovacioni në funksion të integrimit.
- Zhvillimi i kompetencave dhe aftësive në arsimin profesional.
 - Qytete smart dhe të qendrueshme
- Çështje të arkitekturës, trashëgimisë kulturore për ruajtjen dhe promovimin e saj.
- Tendencat europiane të urbanizimit të qëndrueshëm .
- Integrimi i teknologjisë në tregun e përbashkët elektronik.
- Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
- Konsolidimi i ndërtesave ekzistuese informale të banimit me përmirësim të kushteve estetike, teknike dhe funksionale
- Përdorimi i sistemeve elektronike në funksion të qeverisjes.
- Tregu i monedhave dixhitale.
- Vullnetarizmi i të rinjve shqiptarë
- Cybersecurity
- Ndërtimi i modeleve të informacionit
- Rëndësia e ndjekjes së protokolleve të sigurisë në sistemet e informacionit
- Të dhënat dhe teknika të  mbrojtjes së tyre nga sulmet kibernetike
- Mbrojta nga sulmet e Phishing
- Kontratat inteligjente, implementimi i tyre ne rrjetet blockchain
-  Përdorimi i tekonologjisë dhe rrjeteve sociale nga të rinjtë
- Efektet e edukimit online në mësimnxënie

 

Kontakt

Bulevardi Vlorë Skelë
PO.Box Posta Vlorë Albania Shqipëri Vlorë
Albania
AL-9401
Vlorë

+355 33 411 555/666