Afati normal i studimeve për ciklin e parë të studimeve, Diplomë Bachelor, është 3 (tre) vite akademike; për programet e ciklit të dytë, Diplomë Master i Shkencave, është 2 (dy) vite akademike; Diplomë Master i Shkencave i thelluar pesë (5) vite akademike; për programet e studimit Master Profesional është 1,5 vite akademike.
Afati maksimal i përfundimit të studimeve për programet e ciklit të parë të studimit është 7 (shtatë) vjet, ndërsa për diplomën e integruar të nivelit të dytë është 10 vjet. Pas mbarimit të afatit të përcaktuar marrdhënia rinegociohet.
Kur studenti ka ndërprerë studimet për një periudhë jo më të gjatë se 3 (tre) vjet, Këshilli i Fakultetit ka të drejtë ta lejojë atë të vazhdojë studimet pasi ka verifikuar vjetërsinë e njohurive të studentit. Për këtë qëllim Këshilli i Fakulteti ngre një komision të veçantë (komisioni i njohjes), i cili rivlerëson kreditet e marra nga studenti dhe nëse i konfirmon ato, studenti ka të drejtën e njohjes së tyre.