Ura bashkëpunimi me Universitetin 18 Marsi të Çanakalasë

  • 26 Qershor 2020

 

 

Shkëmbimi i gjithfarshëm, i përvojave universitare e shumë më tepër se kaq, dhe bashkëveprimi mes institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të ndryshme u shërben reciprokisht palëve në konsolidimin e projekteve të tyre afatgjata.

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ka hedhur prej disa kohësh bazat e bashkëpunimit me Universitetin 18 Marsi të Çanakalasë (Çanakkale Onsekiz Mart Üniversitesi).

Pas marrëveshjes të nënshkruar në janar me këtë universitet, mjediset e tij i vizituan dy titullarë të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, pjesëtarë të trupës pedagogjike, prof. Siri Hoxha, zëvendësrektor, dhe koordinatori i lidhjeve me jashtë.

Dy përfaqësuesit e kolegjit tonë universitar u pritën në vizitën e zhvilluar në fund të muajit shkurt në Çanakala nga zëvendësrektori i Universitetit 18 Marsi, Prof. Dr. Bünyamin Bacak. Atë e shoqëronin në pritje dy koordinatorë në fusha të ndryshme të universitetit turk, Dr. Aşkın Koyuncu dhe Dr. Ali Emrah Tokatlıoğlu.

Në bisedën me kolegëve u fol dhe pati pajtim për mbajtjen periodike të konferencave dhe simpoziumeve të përbashkëta, me datë dhe temë të përcaktuar, për kërkime shkencore dypalëshe, si dhe për botime studimesh të kryera në bashkëpunim. I njëzëshëm ishte mendimi për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve universitare me vizita të ndërsjellta.

Për vizitën u shkrua në faqen elektronike të Universitetit 18 Marsi të Çanakalasë dhe në disa burime informative lokale. Kënaqësia e drejtuesve të Universitetit 18 Marsi për bashkëpunimin me Kolegjin Universitar “Pavarësia” nënvizohej në informacionin e dhënë.