Rrjeti Wifi

Wifi KUPV është një shërbim që ofrohet për të gjithë studentët, stafin administrativ dhe akademik të Universitetit dhe mbulon të gjitha hapësirat e përdorura për mësimdhënie në kuadër të strukturës universitare. Përdoruesit e rrjetit WiFi janë studentët e regjistruar në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”, lektorët dhe stafi administrativ. Rrjeti Wifi shërben edhe për kërkimet online të sekretarisë, studentëve, bibliotekës, e-mail dhe shumë shërbime të tjera. Për t’u lidhur me shërbimin Wifi duhet të lidheni në një nga Access Point (AP) të lokalizuara në ambjentet e universitetit.