Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, shpall aplikimet për vende të hapura pune për vitin akademik 2017 – 2018, për staf akademik/pedagogë me kohë të plotë, në programet:
- Drejtësi;
- Shkenca Politike;
- Ekonomi;
- Inxhinieri Informatike;
- Arkitekturë;
si dhe, Kërkues Shkencorë në Qendrat e Kërkimeve Shkencore, në të gjitha pozicionet dhe fushat.
Kandidati për pedagogë dhe kërkues shkencorë duhet të plotësoj kriteret e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar studimet universitare me mesatare mbi 8 (tetë);
- Të zotërojë gradë shkencore “Doktor”, ose titullin akademik “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor”;
- Të kenë eksperiencë pune në mësimdhënie, në pozicionin për të cilin aplikon;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të këtë njohuri të mira mbi Ligjin nr. 80/2015 “për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në RSH”, si dhe Statutin e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër të vendeve të BE-së;
- Njohuri të programeve bazë të kompjuterit.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë” paketën e aplikimit që përmban këto dokumente:
- Kërkesa e aplikimit për personel akademik;
- CV;
- Diplomë e studimeve universitare dhe listë e notave, të noterizuar;
- Letra rekomandimi nga pedagogë apo udhëheqës shkencorë, dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi/drejtuesi i fundit (nëse ka);
- Fotokopje e dëshmive të kualifikimeve të ndryshme, të noterizuara;
- Fotokopje e artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare e ndërkombëtare, dhe/ose punime të tjera;
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e librezës së punës (nëse ka);
- Certifikatë e njohjes së gjuhës së huaj;
- Certifikatë e përdorimit të programeve bazë të kompjuterit;
- Afati i aplikimit është deri në datën 31 Gusht 2017.
- Shqyrtimi i paketës së aplikimit do të bëhet brenda datës 20 Shtator 2017.
- Intervistimi do të zhvillohet për të gjithë aplikantët brenda datave 25 – 30 Shtator 2017.
- Shpallja e fituesve do të bëhet në datën 05 Tetor 2017.
Ju faleminderit.