Më datën 23 gusht 2017, QSHA u ka përcjellë të gjitha IAL-ve, në formë elektronike dhe zyrtarisht, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre:
Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” (KUPV) ka shënuar rritje në numrin e kandidatëve që e kanë zgjedhur këtë IAL për të studiuar në një nga pesë programet e studimit të tij .
Kandidatët do të gjejnë emrat e tyre në faqen online të KUPV më datë 28 gusht 2017.
Data 29 gusht 2017 shënon dhe nisjen e regjistrimit për në universitetet ku janë shpallur fitues. Ky afat përfundon më 11 shtator 2017.