Sesion informues pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Vlorë

  • 3 Shkurt 2022

Në vijim të aktiviteteve ndërdepartamentale dhe këshillimit të karrierës në KUPV, ditën e djeshme, një grup studentësh mori pjesë në një sesion informues pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Vlorë.

Nëpërmjet këtij aktiviteti studentët tanë u njohën me tendencat e fundit të tregut të punës, të programeve të punësimit dhe formimit profesional që ofron kjo agjenci  si dhe u sqaruan lidhur me procedurat e aplikimit për punësim.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve KUPV ju vjen në ndihmë studentëve për garantimin e një tranzicioni të shpejtë në tregun e punës, në të njëjtën fushë osë në një fushë të ngjashme me atë të cilën ata po ndjekin studimet e tyre.