Qendra LLL

  • E enjte 11 Qershor, 2020

Qendra LLL është një qendër e krijuar në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”, në kuadër të Projektit TEAVET . Qendra është dizenjuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët dhe partnerët ndërkombëtarë të projektit, Institutit të Zhvillimit Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Qendra LLL e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” është pjesë e konsorciumit të 8 universiteteve shqiptare të cilat kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për organizimin dhe mbarrëvajtjen e këtyre qendrave.

Qendra LLL funksionon  si një qendër trajnimi dhe kualifikimi për punonjësit Arsimor. Qendra LLL ofron 16 module trajnimi për mësuesit , me 1 dhe 2 ECTS, të akredituara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit.

Modulet e trajnimit të cilat ofrohen në Qendrën LLL janë:

Nr.Kursi i TrajnimitKredite (ECTS)
1Të mësuarit e përzier me sistemet e menaxhimit të mësimnxënies1
2Mjete digjitale për mësimnxënie dhe mësimdhënie2
3Metodologjia e mësimdhënies1
4Menaxhimi i klasës1
5Mësimdhënia dhe mësimnxënia e bazuar në projekte1
6Vlerësimi i rishikuar i rezultateve të mësimit të studentëve1
7Qytetari aktive në një shoqëri globale1
8Aftësitë bazë për qytetari aktive1
9Literatura e mediave dhe komunikimi online1
10Literatura e mediave në një botë të dixhitalizuar1
11Strategji gjithëpërfshirëse në klasë për fëmijët me nevoja të veçanta2
12Hartimi i të nxënit për të gjithë: Format mësimore dhe modalitetet e të mësuarit2
13Kultura e të mësuarit dhe e vlerësimit në Shqipëri1
14Edukimi i mendimit kritik nëpërmjet medias1
15Komunikimi dhe menaxhimi i konfliktit1
16Psikologjia e zhvillimit të fëmijës1

Procesi i regjistrimit në kurset e trajnimit kryhet nëpërmjet portalit të IZHA në seksionin e dedikuar projektit të Projektit TEAVET . Për tu regjistruar klikoni këtu.

Kontakt:
Koordinator i Qendrës LLL
MSc. Anduel MEHMETI
Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”
Blv “Ismail Qemali”, pranë Conad, Godina A, kati i tretë
Vlorë, Shqipëri
Email: anduel.mehmeti@unipavaresia.edu.al
Tel: +355694619109