Në kuadrin e realizimit të planit institucional për kërkimin shkencor dhe aktivitetet për vitin akademik 2017-2018, më datë 8 shkurt , Departamenti i Shkencave Politike zhvilloi një orë të hapur ku studentë të vitit të parë prezantuan punimet e tyre. Kjo orë u zhvilluar në formatin e nje debati të hapur ku studentët ndanë pikëpamjet e tyre me njëri-tjetrin. Temat e trajtuara ishin:
– Angazhimi i të rinjëve në politikë;
– Realizimi i lirive në demokraci;
– Përfitimet e integrimit të të rinjëve në Bashkimin Europian.Aktivitete të tilla ndihmojnë studentët tanë të hedhin hapat e para të shkrimit , kërkimit shkencor dhe të zhvillojnë të menduarin kritik.