Bazuar në Urdhërin Nr.4, datë 29.05.2018 “Për caktimin e datave për zhvillimin e provimeve dhe diplomimin e studentëve”, zhvillimi i provimeve (semestri II) dhe diplomimi e studentëve për vitin akademik 2017-2018 do të realizohen në datat e mëposhtme:
- Periudha nga data 28.05.2018, deri më datë 01.06.2018, do të jetë sezoni për provimet e mbartura.
- Periudha nga data 04 – 15 Qershor 2018, zhvillimi i praktikave mësimore.
- Më datë 14 Qershor 2018, do të zhvillohet provimi i praktikës, me studentët e ciklit të parë të studimeve.
- Më datë 18 Qershor 2018, do të zhvillohet provimi i praktikës, me studentët e ciklit të dytë të studimeve.
- Nga data 18 Qershor 2018, deri më 06 Korrik 2018, do të jetë sezoni i provimeve semestrale.
- Nga data 09 – 13 Korrik 2018, do të jetë periudha e diplomimit.
- Më datë 13 Korrik 2018, do të zhvillohet ceremonia e diplomimit të studentëve të të dy cikleve të studimit.
Ju faleminderit!