Njoftim për raundin e dytë të regjistrimeve

  • 17 Shtator 2020
Në periudhën 19 shtator – 21 shtator 2020 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë të regjistrimeve në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:
  1. nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë;
  2. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;
  3. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen;
  4. janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.
Ju faleminderit!