I nderuar Maturant!
Nëse, Ju në Raundin e Parë: nuk keni aplikuar; nuk jeni shpallur fitues; nuk keni arritur të regjistroheni, Ju keni të drejte të aplikoni online në periudhën 15 shtator- 22 Shtator, për Raundin e Dytë, në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”.
Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, Ju fton që në Raundin e Dytë, të aplikoni dhe të regjistroheni, në Programet e Studimit të Këtij Universiteti:
Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë” e gjeni me këtë emërtim në listën e aplikimit:
“Shkolla e Lartë Private : Pavarësia”
Kodi nga 376-380
Degët që mund të aplikoni:
Drejtësi
Ekonomi
Inxhinieri Informatike
Arkitekturë
Shkenca Poltitike
Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” është në dispozicionin Tuaj, për t’ju asistuar në lidhje me aplikimet, si dhe procedurat e regjistrimit, për Raundin e Dytë, në periudhën 01 Tetor deri me 14 Tetor. Për më shumë informacion, Jeni të mirëpritur që të vizitoni ambjentet e Këtij Universiteti, për të qartësuar vizionet Tuaja, për të vlerësuar ofertën tonë, për të parë avantazhet krahasuese, si dhe për të marrë udhëzime të mëtejshme. Paraprakisht, mund të shprehni në rrugë elektronike interesimin Tuaj ose të na dërgoni të skanuar dokumentacionin e nevojshëm, për regjistrim.