Njoftim për procesin e vaksinimit të studentëve të KUPV

  • 7 Tetor 2021

Njoftohen të gjithë studentët e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, se bazuar në shkresën me nr. 5447/2, datë 06.10.2021, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për marrjen e masave për realizimin e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit të institucionit të arsimit të lartë nga personeli mjekësor”, prej datës 11-17 tetor 2021, mund të realizojnë procesin e vaksinimit.

Studentët mund të paraqiten pranë Qendrave Shëndetësore për vaksinimin e hapur duke patur me vete Letërnjoftimin (Kartën e Identitetit) e tyre.

Rikujtojmë se vaksinimi i studentëve është i nevojshëm, për mbarëvajtjen e procesit mësimor, për vitin akademik 2021-2022.

Përjashtim nga ky rregull, bëhet vetëm për rastet e studentëve që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.

Pasaporta e vaksinimit ose dokumenti mjekësor do të duhet të dorëzohen pranë sekretarisë mësimore të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, në ditën e fillimit të vitit akademik.

Ju faleminderit!