Mbrojtja e tezave të diplomës në Departamentin e Inxhinierisë Informatike

  • 4 Gusht 2022

Më datë 12 Korrik 2022, Departamenti i Inxhinierisë Informatike zhvilloi mbrojtjen e diplomave të ciklit Master, për programet Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike” dhe Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike”. Studentët prezantuan punimet e tyre për mbrojtjen e tezës së diplomës përpara komisionit.