Në datat 28 – 30 Prill në Janinë (Greqi), u organizua Konferenca e 6 Ndërkombëtare Multidisiplinare “ICTEA -2017”, me temë “THE SCIENCE TODAY IS THE FUTURE ‘ S SOLUTION”. Konferenca është një organizim i EPICT Center, The Danish Center for Education and Research, dhe Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, me mbështetjen e partnerëve, si:
· Ministria e Arsimit dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë;
· Canadian Institute of Technology;
· Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres, Albania (TEAVET partner);
· Universiteti “Eqerem Cabej” Gjirokaster, Albania (TEAVET partner).
Në këtë Konferencë morën pjesë akademikë dhe specialist nga arsimi i lartë në fusha të ndryshme në Shqipëri, vendeve të tjera europiane dhe joeuropiane. Qëllimi kryesor i Konferencës ishte krijimi i mundësisë për pjesëmarrësit të prezantonin punët e tyre hulumtuese, diskutimin e ideve midis njëri tjetrit sipas fushave përkatëse studimore. Dinamikat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror kërkojnë studime të shpeshta me qëllim që t`i paraprihet trendit të zhvillimit, ndaj dhe organizime të tilla krijojnë mundësi për studiuesit shqiptarë dhe të huaj që jo vetëm të njihen me njëri tjetrin, me mendimet dhe punët e njërit tjetrit, por të krijojnë dhe ura bashkëpunimi të mëtejshme për projekte individuale dhe institucionale duke rrëzuar çdo koncept të mundshëm të barrierave dhe hendekëve të komunikimit. Konferenca e vendosi fokusin në metodologjitë dhe kërkimin me qëllim implementimin e tyre në strategjinë e edukimit 2014 – 2020, si një nga sfidat e integrimit evropian. Gjithashtu, konferenca nxori në pah aftësitë analitike dhe shpirtin kritik ndaj ideve të ndryshme të prezantuara. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti PhD. Javier VIDAL – Universiteti i Leonit/Spanjë dhe Znj. Nora MALAJ – Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit, e cila prezantoi temën “Etika në sistemin arsimore shqiptar”. Në Konferencë u prezantuan 99 artikuj shkencorë nga artikuj në progres (abstracts). Prezantimi i punëve shkencore u nda në 10 sesione si më poshtë:
1. Kërkimi në edukim përmes projekteve (sesioni kryesor);
2. Sesioni i gjuhës;
3. Sesioni i edukimit;
4. Sesioni i çështjeve ligjore;
5. Sesioni i çështjeve ekonomike;
6. Sesioni i Teknologjisë dhe ICT;
7. Sesioni i çështjeve sociale;
8. Sesioni i Posterave nga fusha të ndryshme.
Të gjithë artikujt e referuar në Konferencë u publikuan në librin Proceeding me ISBN 9789928-437471.
Pas përfundimit të Konferencës pjesëmarrësve i`u dha mundësia që artikujt t`i botonin në numrin e revistës së ICTEA’s “ICT Education, Knowledge Society and Open Governance”, me ISSN 2304-5442.