Misioni dhe Fokusi

Ne synojmë ndryshime domethënëse në edukimin bashkëkohor, kërkimin shkencor me qëllim plotësimin e aspiratave dhe qëllimeve të studentëve dhe komunitetit.

Fokusi i punës tonë është i ndikuar nga ndryshimet e shumta me të cilat përballet shoqëria Shqiptare si edhe ajo globale:

  • Përshtatja me ndryshimet e tregut të punës dhe industritë e reja
  • Kërkesat e një shoqërie në ndryshim
  • Ndikimi i globalizimit –përfshirja e mundësive globale në kontekstin lokal
  • Zhvillimi urban dhe arkitektura
  • Ndjekja e qëndrueshmërisë në aspektin social, ekonomik dhe mjedisor.

Ne jemi pjesëmarrës dinamikë në shoqëri duke ndjekur trended e zhvillimit të industrisë dhe tregut të punës. Ne krijojmë lidhje me grupe të ndryshme në komunitet me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të edukimit dhe punës kërkimore dhe të mësuarit përgjatë gjithë jetës.