Historiku

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” është themeluar në vitin 2009 (VKM nr. 279, datë 12/03/2009, me aktet në përputhje me ligjin Nr. 9741, datë 21/05/2007), duke qenë në këtë mënyrë një ndër universitetet e para private në Shqipëri.

Kolegji Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ka dy Fakultete:

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Ekonomike, i cili ofron programe studimi në ciklin Bachelor dhe Master, drejtimi Ekonomi, Drejtësi dhe Shkenca Politike.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara i cili ofron programe studimi në ciklin Bachelor dhe Master, drejtimi Inxhinieri Informatike dhe Arkitekturë.

Kolegji universitar ofron në ciklin Bachelor, programet e studimit si vijon:

1. Inxhinieri Informatike

2 Ekonomi

3. Drejtësi

4. Shkenca Politike

5. Arkitekturë

Kolegji universitar ofron në ciklin Master , programet e studimit si vijon :

1. Financë dhe Kontabiliteti i Firmave

2. Financa Publike dhe Administrim Publik

3. Inxhinieri Informatike

4. Informatikë Ekonomike

Nëse dëshironi të zhvilloni aftësi të reja apo zgjeroni dijet ekzistuese, të bëheni lider apo zgjidhës problemesh, ne mund t’ju ndihmojmë që të sillni ndryshimin.

Në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë” ju do të zhvilloni aftësitë për zgjidhjen e problemeve, përqafoni mundësitë për zhvillimin e rrjeteve pofesionale si edhe për tu punësuar në tregun e punës.

Kurset tona, të fokusuara në kërkesat e tregut të punës janë dizenjuar për tu përshtatur me të ardhmen tuaj. Ju do të mbështeteni nga një staf profesional që do t’ju përgatisë për karrierën tuaj.