Institucioni

  • E enjte 11 Qershor, 2020

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, është Institucion i Arsimit të Lartë Privat i krijuar në bazë të Ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i shfuqizuar me Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 156, datë 22.3.2001, “Për shkollat private në Republikën e Shqipërisë”, lejes së posaçme për hapjen e kësaj shkolle, KU “Pavarësia Vlorë”, u licensua me datë 12.03.2009 me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 279, hyrë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” nr 41/2009.

Institucioni KU “Pavarësia Vlorë” rimerr akreditimin institucional më datë 20.10.2017 të vlefshëm deri më 19.10.2020,  me Vendim të Bordit të Akreditimit nr. 94.

KU “Pavarësia Vlorë” është licensuar për hapjen e e programeve të reja të studimit, të ciklit të dytë, të dhënë me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës No. 388, Prot. 4342, dt. 10.08.2011 mbështetur ne vendimin e Agjensisë së Akreditimit No.149 dt 18.02.2011,  “Për hapjen e programeve të reja të studimit, “Master Profesional” e “Master i Shkencave” dhe fillimin e veprimtarisë akademike për këto programe, pranë KU “Pavarësia Vlorë”.