Në kuadër të aktiviteteve të Departamentit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, u organizua sot në ambjentet e KU “Pavarësia Vlorë” një aktivitet mbi “Të Drejtat e Njeriut” e moderuar dhe drejtuar nga vetë studentët e këtij departamenti. Referuan:

– Rigers Janca ( student i vitit të parë, Drejtësi) – “Të drejtat e njeriut nga këndvështrimi i gjakmarjes”;

– Andon Lera ( student i vitit të dytë, Drejtësi) – “Të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”;

– Adelajda Fejzaj (student i vitit të dytë, Shkenca Politike) – “ E drejta e votës”;

– Helena Fetahu (student viti i tretë, Drejtësi) – “E drejta e pronës”;

– Moderator Alisa Hoxha (student viti i tretë, Drejtësi).