Ditën e premte, datë 22.07.2016 u organizua në ambientet e SHPAL “Pavarësia”, Vlorë, ceremonia e Diplomimit për vitin akademik 2015-2016, e studentëve të të dy cikleve, Bachelor dhe Master, në degët Ekonomi, Drejtësi, Shkenca Politike, Inxhinieri Informatike, Arkitekturë. Në këtë ceremoni festive morën pjesë, jo vetëm diplomantë e studentë, por edhe të ftuar dhe miq të SHPAL“Pavarësia”.
Në ceremoninë e Diplomimit përshëndetën Zv.Rektori dhe Dekanët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore dhe të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, përfaqësues të ALUMNI “Pavarësia” dhe një përfaqësuese e Unionit Studentor. Gjithashtu, në vijim të traditës së krijuar për vlerësimin e studentëve dhe pedagogëve, u ndanë këto çmime:
Pas ndarjes së diplomave dhe hedhjes së kapeleve, ceremonia vijoi në një atmosfere festive në ambjentet e Bar Club “Pavarësia”.
Stafi Akademik i SHPAL “Pavarësia” Vlorë i uron studentëve suksese të mëtejshme dhe pushime të mbara!