Bursat e Studimit

  • E martë 1 Qershor, 2021

KUPV ndjek një politikë mbështetëse për studentët me aftësi të kufizuara. Për këtë kategori, parashikohen kriteret për përfitimin e bursave në bazë të vendimeve përkatëse të cilat ndryshojnë çdo vit akademik. Kjo kategori përfiton bursë në masën 100% ose 50%.

Studentët e ciklit të parë me kohë të plotë që vijnë nga shtresa sociale si: ”romë dhe egjiptianë” dhe ata ekselentë, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Për studentët e kёsaj kategorie të cilët ndjekin studimet në ciklin e dytë tё studimeve përfitojnë reduktim të tarifës vjetore të shkollimit në masën 50%. Institucioni harton dhe zbaton në përputhje me aktet ligjore përkatëse procedurën për pranimin e dokumentacionit përkatës dhe miratimin e studentëve të cilët përfitojnë nga ky kriter.

Gjithashtu, KUPV mbështet studentët që kanë vuajtur pasojat e tragjedive familjare ose kolektive, duke ofruar bursa të plota për fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës, fëmijë jetimë ose fëmijë të familjeve në gjendje të vështirë ekonomike.