Aktiviteti me temë “Diskriminimi Racial, mbrojtja ligjore dhe mbështetja sociale dhe ekonomike për komunitetet Rome dhe Egjyptiane”

  • 30 Shtator 2021

Më datë 23 Shtator 2021 Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “ Diskriminimi Racial, mbrojtja ligjore dhe mbështetja sociale dhe ekonomike për komunitetet Rome dhe Egjyptiane” në ambientet e Bashkisë Vlorë.

Në këtë tryezë e cila bëri bashkë përfaqësues të autoriteteve qëndrore dhe vendore,  por edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve arsimore u diskutua lidhur me drejtimet kryesore që kanë në fokus përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve të ofruara për komunitetet Rome edhe Egjyptiane.

Në këtë takim u soll në vëmendje se KUPV ndjek një politikë mbështetëse për disa kategori, përfshirë këtu edhe studentët që janë pjesë e komuniteteve Rome dhe Egjyptiane dhe u theksua se këto politika të Kolegjit kanë si qëllim të padiskutueshëm  nxitjen e të rinjve të këtyre kategorive për të vijuar me studime të ciklit të lartë.

Në këto 11 vite KUPV ka akorduar bursa edhe gjysmëbursa për 12 studentë të këtyre kategorive në programet e studimit në Drejtësi, Ekonomi, Shkenca Politike dhe Inxhinieri Informatike.