Në datat 1 dhe 2 Qershor 2017 Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” do të presë në ambjentet e tij ekspertët e QAA dhe të ASCAL për procesin e Akreditimit Institucional. Një proces tejet i rëndësishëm për institucionit tonë dhe strategjinë e tij të zhvillimit.
Stafi i Kolegjit është angazhuar për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe morinë e dokumentacionit , të cilat janë vendosur në dispozicion të grupit të vlerësimit me përgjegjësi dhe përkushtim duke respektuar të gjitha afatet kohore. Suksese të mëtejshme Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”!