Zyra e Karrierës dhe Tutoriatit Studentor dhe Alumni

Zyra e Karrierës dhe Tutoriatit Studentor  

Përgjegjës: Dr. Jeta Goxha

E-mail: jeta.goxha@unipavaresia.edu.al

Përgjegjësi dhe kompetenca

1. Organizon, manaxhon dhe drejton procesin e rekrutimit të studentëve të rinj nga shkollat e mesme të vendit dhe të huaja.

2. Mban marrëdhënie të vazhdueshme me organet e këshillave studentore, shoqatat studentore apo organizime të tjera studentore dhe i mbështet ata në funksionimin e tyre.

3. Transmeton tek organet drejtuese të KUPV-së problematikat e ngritura nga studentët në formë të organizuar ose jo.

4. Përgatit propozimet për ndryshime dhe përmirësime të programeve mësimore në përgjigje të kërkesave të kandidatëve për studentë dhe të studentëve dhe ia paraqet për miratim strukturave përkatëse.

5. Organizon, manaxhon dhe drejton procesin e këshillimit të studentëve në lidhje me procesin akademik në KUPV, studimet dhe çështje të tjera të lidhura me to.

6. Organizon, manaxhon dhe drejton procesin e këshillimit shëndetësor dhe psikologjik të studentëve dhe çështje të tjera të lidhura me to.

7. Organizon dhe koordinon aktivitetet studentore kulturore, sportive, argëtuese, etj, si dhe ato në bashkëpunim me të tretët, në ambientet e KUPV-së dhe jashtë tij.

8. Ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve në KUPV.

9. Ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të  studentëve në KUPV.

10. Bashkëpunon ngushtë me departamentet e fakulteteve për organizimin dhe vijueshmërinë e   praktikave profesionale të studentëve të KUPV-së.

11. Mban komunikim me tregun e punës për të tërhequr mendime sa i takon përputhjes së   diplomave të ofruara me tregun e punës, si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave. Ajo  përgatit propozimet për ndryshime dhe përmirësime të kurrikulave dhe ia paraqet për miratim strukturave përkatëse.Është përgjegjëse për organizimin e panaireve të punës.

12. Mban marrëdhënie të vazhdueshme me shoqatat apo organizime të tjera të alumni dhe i   mbështet ato në funksionimin e tyre.