Zyra e Financës

Zyra e Financës

Përgjegjës: Anila Beqiraj

E-mail: financa@unipavaresia.edu.al

Përgjegjësi dhe kompetenca

Zyra e Financës merret me zbatimin e politikave ekonomike-financiare të KUPV-së. Ajo ka këto detyra kryesore:Organizon dhe drejton punën për çështjet ekonomiko-financiare të  KUPV-së., në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore dhe aktet themeluese të shoqërisë.

1. Mban dokumentacionin e plotë dhe të saktë të të ardhurave dhe të shpenzimeve, sipas llojit të shërbimit, ose sipas elementeve të shpenzimeve, duke bërë përmbledhëse dhe raporte mujore dhe/ose periodike të treguesve të ndryshëm.

2. Përpunon dhe raporton për treguesit përmbledhës financiarë dhe për investimet e bëra nga KUPV.

3. Kryen regjistrimet kompjuterike të dokumenteve financiare dhe bankare sipas programeve të caktuara dhe të miratuara.

4. Mban dhe organizon kontabilitetin dhe dokumentet financiare të shoqërisë si dhe raporton pranë organeve fiskale në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

5. Organizon kontabilitetin dhe raporton periodikisht tek Administratori/Rektori raportet financiare të nevojshme për drejtimin financiar.