Zyra e Burimeve Njerëzore, Marrëdhënieve me Publikun dhe Shërbimeve

Zyra e Burimeve Njerëzore, Marrëdhënieve me Publikun dhe Shërbimeve

Përgjegjës: Dr. Ervin Muco

E-mail: ervin.muco@unipavaresia.edu.al

Përgjegjësi dhe kompetenca

1. Zyra e Burimeve Njerëzore, Marrëdhënieve me Publikun dhe Shërbimeve, ndjek realizimin e kontratës së lidhur mes KU “Pavarësia Vlorë” dhe personelit akademik dhe administrativ/mbështetës.

2. Zyra mbledh, sistemon dhe përditëson dosjen personale të secilit anëtar të personelit akademik dhe administrativ, e cila përmban kontratën e punës ose shërbimit, dokumentet shoqëruese të saj sipas ligjit, si dhe çdo dokument tjetër që lidhet me kualifikimin dhe ecurinë e performancës individuale në punë.

3. Është përgjegjëse për sigurimin e ligjshmërisë në punë.

4. Vlerëson dhe raporton tek Rektori i KUPV-së për gjendjen e përmbushjes së parashikimeve të kontratës nga secili anëtar i personelit akademik dhe administrativ/mbështetës.

5. Merr pjesë në vlerësimin e performancës së secilit anëtar të personelit akademik dhe administrativ.

6. Pranon, evidenton dhe shpërndan korrespondencën zyrtare të brendshme dhe të jashtme në KUPV.

7. Regjistron në rregjistrin e korrespondencës çdo dokument, shkresë e akt tjetër zyrtar që mban firmën e autoritetit drejtues përkatës, para se të dërgohet në destinacion, brenda ose jashtë vendit.

8. Bën arkivimin e dokumenteve, duke zbatuar me korrektësi rregullat e përcaktuara.