Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (NjSBC)  është strukturë e cila është përgjegjëse për hartimin e politikave dhe proçedurave për sigurimin e brendshëm të cilësisë. Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë është organ kolegjial. Ajo përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, nga të cilët 3 (tre) janë përfaqësues të personelit akademik të njësisë kryesore, 1 (një) përfaqësues i Këshillit Studentor dhe 1 (një) ekspert i jashtëm. Anëtarët e Njësisë miratohen nga Senati Akademik me propozim të Rektorit.

Kompetencat e Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë janë:

1. Të hartojë politikat dhe proçedurat për sigurimin e brendshëm të cilësisë, akte të cilat miratohen nga Senati Akademik.

2. Të hartojë standardet për sigurimin e cilësisë në përputhje me Kodin e Cilësisë.

3. Të vlerësojë në mënyrë periodike rezultatet e veprimtarive mësimore dhe kërkimore – shkencore në njësitë kryesore të Kolegjit në përputhje me standardet.

4. Të kryejë studime gjurmuese për të vlerësuar ecurinë e punësimit të studentëve dhe efikasitetin e programeve të ofruara nga Kolegji.

5. Në fund të çdo semestri, para sezonit të provimeve, të organizojë pyetësorin studentor për cilësinë e mësimdhënies për lëndët e çdo programi studimi.

6. Pas çdo vlerësimi të raportojë para Senatit Akademik rezultatet dhe propozimet përkatëse.

NjBSC është një organ me karakter të përhershëm këshillimor dhe vlerësues. Njësia në funksion të veprimtarisë së vet e organizon punën përmes metodës së menaxhimit të cilësisë PDCA (Plan, Do, Control, Act) sipas së cilës njësia do të duhet:

1. të planifikojë grumbullimin  e të dhënave për të identifikuar dhe përcaktuar çështjet/problemet që kanë nevojë për përmirësim dhe për të gjetur mënyrat për t’i arritur ato;

2. të bëjë zbatimin e planit duke përdorur një simulim të drejtuar, një testim në grup, etj;

3. të kontrollojë analizimin e rezultateve për të parë nëse ekziston një marrëveshje e mire midis qëllimeve origjinale dhe çfarë është arritur faktikisht dhe të kryejë ndryshime nëse është e nevojshme;

4. të veprojë sipas planit dhe të vazhdojë punën e mëtejshme hap pas hapi në varësi të rezultatit të përftuar.

Anëtarët e NJBSC

NrAnëtarët e NJBSCDetyra
1Anduel MEHMETIKryetar
2Fabiola DELIAJAnëtar
3Jezerca HODAJAnëtar
4Adelajda FEJZAJAnëtar
5Jonida GJIKAAnëtar