Në kuadër të ditës së Trashëgimisë kulturore Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ndërmori një vizitë  në një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. U zhvillua një  turizëm kulturor në qytetin e Lezhës. Ky aktivitet u ndërmor në kuadër të aktiviteteve studentore kulturore të parashikuara për vitin akademik 2016-2017 jashtë ambienteve të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë.

Studentët e Departamentit të Drejtësisë ishin të pranishëm sot nën mentorimin e Dokt. Lisien Damini, si dëgjues në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Rrethit Vlorë. Qëllimi i këtyre vizitave studimore të studentëve, krahas detyrimeve lëndore është edhe pjesë e planit të zhvillimit strategjik të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, ku një theks i veçantë vihet në aftësimin praktik të studentëve.

Foto

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” në kuadrin e aktiviteteve të Departamentit të Inxhinierisë Informatike organizoi Turneun e VI-të të Shahut. Ky aktivitet ngjalli mjaft interes tek të gjithë dashamirësit e këtij sporti duke shënuar një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish.

Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.