Më datën 23 gusht 2017,  QSHA u ka përcjellë të gjitha IAL-ve, në formë elektronike dhe zyrtarisht, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre:

 

  1. Listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur programet e studimit.
  2. Notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
  3. Rezultatet e provimeve të maturës shtetërore.
  4. Mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
  5. Mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore.
  6. Mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM. Nr 346 datë 19.4.2017.
  7. Indekset e profileve të shkollave të mesme.

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, shpall aplikimet për vende të hapura pune për vitin akademik 2017 – 2018, për staf akademik/pedagogë me kohë të plotë, në programet:

  1. Drejtësi;
  2. Shkenca Politike;
  3. Ekonomi;
  4. Inxhinieri Informatike;
  5. Arkitekturë;

Të dashur student! Ju besuat ëndrrën tuaj tek ne, e besuat ëndrrën tuaj tek Kolegji Universitar “Pavaresia Vlorë”, dhe i'a dolet, pas disa viteve studimeve, sot jeni në finish , krenar më shumë se kurrë, pasi realizuat objektivin që i kishit vendosur vetes tuaj.