Studentët e Departamentit të Drejtësisë ishin të pranishëm sot nën mentorimin e Dokt. Lisien Damini, si dëgjues në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Rrethit Vlorë. Qëllimi i këtyre vizitave studimore të studentëve, krahas detyrimeve lëndore është edhe pjesë e planit të zhvillimit strategjik të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, ku një theks i veçantë vihet në aftësimin praktik të studentëve. Foto

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” në kuadrin e aktiviteteve të Departamentit të Inxhinierisë Informatike organizoi Turneun e VI-të të Shahut. Ky aktivitet ngjalli mjaft interes tek të gjithë dashamirësit e këtij sporti duke shënuar një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish.

Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” dhe Universiteti “La Sapienza”, Romë kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të vendosi lidhje bashkëpunimi midis dy institucioneve të arsimit të lartë, në nivel Departamenti e Fakulteti. Objektivat e marrëveshjes konsistojnë në organizimin e konferencave dhe seminareve të përbashkëta,