Zyra e Karrierës dhe Tutoriatit Studentor  

Drejtor: Jeta Goxha

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjësi dhe kompetenca

  • Organizon, manaxhon dhe drejton procesin e rekrutimit të studentëve të rinj nga shkollat e mesme të vendit dhe të huaja.

  • Mban marrëdhënie të vazhdueshme me organet e këshillave studentore, shoqatat studentore apo organizime të tjera studentore dhe i mbështet ata në funksionimin e tyre.

  • Transmeton tek organet drejtuese të SHPALPV-it problematikat e ngritura nga studentët në formë të organizuar ose jo.

  • Përgatit propozimet për ndryshime dhe përmirësime të programeve mësimore në përgjigje të kërkesave të kandidatëve për studentë dhe të studentëve dhe ia paraqet për miratim strukturave përkatëse.

  • Organizon, manaxhon dhe drejton procesin e këshillimit të studentëve në lidhje me procesin akademik në SHPALPV, studimet dhe çështje të tjera të lidhura me to.

  • Organizon, manaxhon dhe drejton procesin e këshillimit shëndetësor dhe psikologjik të studentëve dhe çështje të tjera të lidhura me to.

  • Organizon dhe koordinon aktivitetet studentore kulturore, sportive, argëtuese, etj, si dhe ato në bashkëpunim me të tretët, në ambientet e SHPALPV-it dhe jashtë tij.

  • Ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve në SHPALPV.

  • Ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të  studentëve në SHPALPV.

  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e fakulteteve për organizimin dhe vijueshmërinë e   praktikave profesionale të studentëve të SHPALPV-it.

  • Mban komunikim me tregun e punës për të tërhequr mendime sa i takon përputhjes së   diplomave të ofruara me tregun e punës, si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave. Ajo  përgatit propozimet për ndryshime dhe përmirësime të kurrikulave dhe ia paraqet për miratim

     strukturave përkatëse.

  • Është përgjegjëse për organizimin e panaireve të punës.

  • Mban marrëdhënie të vazhdueshme me shoqatat apo organizime të tjera të alumni dhe i  

       mbështet ato në funksionimin e tyre.