Zyra e Financës

Drejtor: Anila Beqiraj

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjësi dhe kompetenca

Zyra e Financës merret me zbatimin e politikave ekonomike-financiare të KUPV-së. Ajo ka këto detyra kryesore:

  • Organizon dhe drejton punën për çështjet ekonomiko-financiare të  KUPV-së., në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore dhe aktet themeluese të shoqërisë.

  • Mban dokumentacionin e plotë dhe të saktë të të ardhurave dhe të shpenzimeve, sipas llojit të shërbimit, ose sipas elementeve të shpenzimeve, duke bërë përmbledhëse dhe raporte mujore dhe/ose periodike të treguesve të ndryshëm.

  • Përpunon dhe raporton për treguesit përmbledhës financiarë dhe për investimet e bëra nga KUPV.

  • Kryen regjistrimet kompjuterike të dokumenteve financiare dhe bankare sipas programeve të caktuara dhe të miratuara.

  • Mban dhe organizon kontabilitetin dhe dokumentet financiare të shoqërisë si dhe raporton pranë organeve fiskale në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

  • Organizon kontabilitetin dhe raporton periodikisht tek Administratori/Rektori raportet financiare të nevojshme për drejtimin financiar.