Zyra e Burimeve Njerëzore, Protokollit dhe Arkivës

Drejtor: Anila Fega

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjësi dhe kompetenca

Zyra e Burimeve Njerëzore, Protokollit dhe Arkivës, ndjek realizimin e kontratës së lidhur mes SHPAL “Pavarësia” dhe personelit akademik dhe administrativ/mbështetës.

  • Zyra mbledh, sistemon dhe përditëson dosjen personale të secilit anëtar të personelit akademik dhe administrativ, e cila përmban kontratën e punës ose shërbimit, dokumentet shoqëruese të saj sipas ligjit, si dhe çdo dokument tjetër që lidhet me kualifikimin dhe ecurinë e performancës individuale në punë.

  • Është përgjegjëse për sigurimin e ligjshmërisë në punë.

  • Vlerëson dhe raporton tek Rektori i SHPALPV-it për gjendjen e përmbushjes së parashikimeve të kontratës nga secili anëtar i personelit akademik dhe administrativ/mbështetës.

  • Merr pjesë në vlerësimin e performancës së secilit anëtar të personelit akademik dhe administrativ.

  • Pranon, evidenton dhe shpërndan korrespondencën zyrtare të brendshme dhe të jashtme në SHPALPV.

  • Rregjistron në rregjistrin e korrespondencës çdo dokument, shkresë e akt tjetër zyrtar që mban firmën e autoritetit drejtues përkatës, para se të dërgohet në destinacion, brenda ose jashtë vendit.

  • Bën arkivimin e dokumenteve, duke zbatuar me korrektësi rregullat e përcaktuara.