Dr. Myzafer ELEZI

 

Dr. Myzafer Elezi ka lindur në Tepelenë, në vitin 1970. Në vitin 1998 ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Rendit, në Tiranë. Ndërsa në vitin 2008 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë dhe Drejtësisë, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Gjithashtu, në vitin 2010 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në UET, Tiranë, në programin Master i Nivelit të Dytë “E Drejtë Publike / Penale”, ndërsa në vitin 2012 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Shkencave Politiko-Administrative në Albanian University, në programin Post-Master “Studime mbi Sigurinë”. Ndërsa në vitin 2015 ka fituar gradën shkencore “Doktor” në fushën e drejtësisë “E Drejtë Publike”. Aktualisht ka përmbushur detyrimet akademike dhe është në proces për fitimin e titullit “Profesor i Asociuar”.

Nga viti 1994 – 2000 dhe nga 2005-2016 ka punuar në strukturat e Policisë së Shtetit në nivel vendor dhe qendror, ku ka kryer detyra të ndryshme, nivel drejtues, kryesisht në sektorin e Policisë Kriminale, si dhe në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në periudhën 2014 – 2016 ka punuar si Shef i Kurrikulave dhe Kontrollit të Cilësisë në Akademinë e Sigurisë, Tiranë.

Nga muaji Tetor 2016 e në vijim është staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike, në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”. Me Vendim nr. 30, datë 03.05.2017 të Senatit Akademik, Dr. Myzafer ELEZI është emëruar Zëvendës Rektor për Kërkimin Shkencor, në Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë”.

 

Z. Elezi ka kryer disa trajnime brenda dhe jashtë shtetit të suportuara nga organizatat ndërkombëtare si MAPE, PAMECA, OSCE, ICITAP, EUROPOL, etj. Është autor i dhjetëra artikujve shkencor të botuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës e referues në disa konferenca shkencore të zhvilluara në Shqipëri dhe në vende të tjera të BE-së. Gjithashtu, është autori i librit “Bashkëpunimi Policor Ndërkombëtar”, botuar në vitin 2016.