*Master Bachelor

 

Rregullat dhe procedurat e aplikimit në programet  Master

Nëpërmjet aplikimit kandidati shpreh interesin për të vijuar studimet Master  pranë SHPAL “Pavaresia” Vlorë  në programin e studimit të zgjedhur prej tij. SHPAL në bazë të mundësive  si edhe kërkesave të shprehura në aplikimet që merr, planifikon hapjen dhe numrin e studentëve për programet e studimit Master.

Aplikimi bëhet nëpërmjet plotësimit të formularit të aplikimit:

·                     në mënyrë të drejtpërdrejt, duke u parqitur pranë  SHPAL "Pavarësia" Vlorë;

·                     nëpërmjet internetit, duke shkarkuar formularin e aplikimit dhe duke e dërguar atë në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

·                     nëpërmjet shërbimit postar, duke dërguar formularin e aplikimit në adresën zyrtare.

 

SHPAL "Pavarësia",Vlorë përcakton kriteret minimale të pranimit për secilin program studimi dhe i publikon ato në kohë të përshtatshme. Për të ndjekur studimet Master pranë SHPAL "Pavarësia", kandidatët, shtetas shqiptarë, ose të huaj, duhet:

·        Të dorëzojnë kopje të noterizuar të diplomës të ciklit të parë të studimeve, të shoqëruar me listën origjinale të notave;

·       Të dorëzojnë dokumentin që vërteton të  jetë mbajtes i diplomës së sistemit të vjetër të studimeve ;

·      Të dorëzojnë dokumentet që vërtetojnë të jetë mbajtës i nje titulli tjetër të studimeve, të barazvlefshme me diplomat e mësipërme dhe të njohur e ekuivalentuar nga organet përkatëse ;

·      Të kryejnë pagimin e tarifës së caktuar vjetore dhe/ose totale sipas kushteve dhe përcaktimeve të kontratës përkatëse mes Institucionit dhe Studentit;

·      Të plotësojnë formularin e aplikimit;

·      Të paraqesin dokumentin e identifikimit, një fotokopje e të cilit mbahet në dosje ;

·      Të dorëzojnë 4 foto në format pasaporte;

·      Shtetasit e huaj duhet të paraqesin lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noterizuar ).

·      Studentët të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në SHPAL PV nuk janë të detyruar të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm.

 

Përzgjedhja

Përzgjedhja e kandidatëve në programin e Studimit Master bëhet mbi bazën e dosjeve të depozituara më parë nga çdo kandidat pranë sekretarisë mësimore.

Komiteti Shkencor është autoriteti i cili shpall fituesit me listë emërore për këtë cikël studimi.

Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të çdo fakulteti të SHPAL -së për një mësim normal dhe brenda standarteve , për të garantuar cilësinë, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Rregjistrimi

Sekretaria mësimore administron formularin e pranimit, të përpiluar nga Komiteti Shkencor përzgjedhës dhe regjistron studentët e përzgjedhur në amzën e SHPAL “Pavarësia” me numër ID të përcaktuar  nga AKP.