Organizimi i provimeve

Provimi

Provimi është forma kryesore për vlerësimin e nivelit të përvetësimit të njohurive që studenti ka përfituar gjatë zhvillimit të kursit teorik dhe praktik të një lënde. Mënyrat e kontrollit të dijes përcaktohen në programin e modulit dhe planin mësimor të studimeve. Kontrolli i dijeve mund të bëhet: a) me shkrim, b) me gojë, c) i kombinuar (me shkrim e me gojë). Departamenti përcakton nëse pjesa me shkrim e provimit mund të jetë përcaktuese apo eleminuese. Studenti përfiton të drejtën për t’u paraqitur në provimin e një lënde, kur ka shlyer të gjitha detyrimet e parashikuara në planin mësimor dhe në masën e përcaktuar në rregullore. Studenti fiton të drejtën për të hyrë në provimin përfundimtar të një lënde, kur ka shlyer detyrimet që lidhen me pjesëmarrjen në atë lëndë, të parashikuara në planin mësimor të SHPALPV-se dhe në  rregullore. Studentët që fitojnë të drejtën e dhënies së provimit regjistrohen në listën emërore të provimit. Provimi zhvillohen në orën dhe datën e caktuar. Në rast pamundësie të zhvillimit të provimit ditën e caktuar, për arsye madhore, përgjegjësi i Departamentit, me urdhër me shkrim te Dekanit, anulon zhvillimin e provimit ose kolokiumit dhe cakton një datë të mëvonshme e cila u bëhet e njohur studentëve menjëherë.Kohëzgjatja e provimit është jo më shumë se 3 orë. Pas dhënies së tezës në provimin me shkrim nuk lejohet futja në provim e studentëve të tjerë të grupit apo kursit përkatës. Gjatë zhvillimit të provimit nuk lejohet ndërrim teze. Studenti, që për çfarëdo arësye nuk paraqitet në provimin e një disipline, humbet të drejtën e provimit dhe konsiderohet mbetës për atë disiplinë në atë sezon. Gjithashtu, studenti vlerësohet mbetës kur tërhiqet nga provimi; kopjon ose mashtron me mjete ndihmëse jo të lejueshme (në këtë rast ai përjashtohet nga provimi; pengon zhvillimin e rregullt të provimit ose të kolokiumit (në këtë rast ai përjashtohet nga provimi ose kolokiumi).

Studenti nuk lejohet të mbrojë diplomën, në qoftë se nuk ka shlyer të gjitha detyrimet e vitit të fundit si dhe ato të mbartura.

 

Sezonet e provimeve

Provimet dhe riprovimet për studentët zhvillohen sipas afateve të caktuara në strukturën e vitit akademik, të miratuara nga Këshilli i Fakultetit dhe të pasqyruara në grafikun e provimeve. Provimet dhe riprovimet zhvillohen në 5 sezone: 2 sezone provimesh të rregullta, nga një për secilin semestër në përfundim të tij dhe 2 sezone të provimeve të mbartura (në shtator dhe shkurt). Gjithashtu, parashikohet edhe një sezon për studentët që diplomohen. Në sezonin plotësues për çdo disiplinë apo modul do të ketë vetëm një datë provimi. Studenti nuk lejohet të hyjë për të dytën herë në provimin e një disipline brenda të njëjtit sezon. Studenti nuk mund të hyjë në të njëjtën ditë në dy provime në disiplina të ndryshme.

Afatet e përcaktuara për provimet dhe riprovimet janë të detyrueshme për zbatim, si nga pedagogët, ashtu edhe nga studentët.

 

Vlerësimi i studentëve

Vlerësimi i studentit me pikë shënohet në fletën e provimit, e cila firmoset nga pedagogu që ka hartuar tezën dhe në formatin përmbledhës të vlerësimit të studentëve. Dorëzimi i vlerësimeve të provimeve bëhet jo më vonë se 3 (tre) ditë pune nga dita e zhvillimit të provimit. Brenda 24 orëve pas korrigjimit dhe deklarimit paraprak të vlerësimit tek studentët, në orarin e caktuar për tutoriat dhe/ose këshillim akademik, pedagogu i pret studentët për të sqaruar çdo ankesë apo pretendim të mundshëm që ata mund të kenë lidhur me vlerësimin. Pas këtij afati, pedagogu plotëson dhe dorëzon procesverbalin përfundimtar në sekretari.

Pikët e provimit të ndërmjetëm, eseve, apo detyrave të kursit, merren parasysh në vlerësimin përfundimtar të studentit në masën e 40 (dyzetë) % të notës përfundimtare; provimi përfundimtar ka peshën 60 (gjashtëdhjetë ) % të notës përfundimtare.

Për modulet e integruar, studenti duhet të ketë shlyer të dyja lëndët  dhe të figurojë me notë kaluese në secilën prej tyre, në mënyrë që të quhet i shlyer gjithë moduli, në të kundërt në procesverbalin përfundimtar të modulit vendoset shënimi “Nuk kalon”.Nota e modulit të integruar llogaritet si mesatare aritmetike e notave kaluese të lëndëve përbërëse të modulit.

Rezultatet e provimit ose kolokiumit u bëhen të njohura studentëve nga komisioni në përfundim të provimit me gojë dhe për provimet me shkrim pedagogu shpall rezultatet pas korrigjimit të tyre.

Në rast se provimi zhvillohet në formën e pyetjeve me përgjigje alternative komisioni shpall dhe çelësin e zgjidhjes.

Rezultatet përfundimtare mund të merren tek sekretaria mësimore një javë pas ditës së provimit. Gjithashtu, studentët, pas hedhjes në sistem të rezultateve të tyre, mund t’i marrin drejtpërdrejt ato duke hyrë në sistem përmes ID dhe Pass të tyre.

Shkalla e përvetësimit të dijeve me shkrim dhe/ose me gojë bëhet me pikë nga 0-100 pikë dhe rezultati përfundimtar konvertohet në notë nga 4 (katër) në 10 (dhjetë) si dhe shprehet me gërma nga F në A, sipas tabelës së mëposhtme. Notat nga 5 (pesë) në 10 (dhjetë) dhe gërmat nga E në A janë

kaluese.

Pikët/Points

Nota/Grade

Përcaktimi/Definition

Gërma/Letter

91 – 100 %

10

Shkelqyeshem/Excellent

A

81 – 90 %

9

Shume mire/Very Good

B

71 – 80 %

8

Mire/Good

C

61 – 70 %

7

Mesatare/Average

D

51 – 60 %

6

Kenaqshem/Satisfied

E

41 – 50 %

5

Mjaftueshem/Sufficient

FX

< 41 %

4

Ngeles/Fail

F



Kalimi në vitin pasardhës

Në rast se studenti, pas sezonit të riprovimeve, rezulton me të paktën 30 (tridhjetë) kredite të fituara gjatë vitit të parë të studimeve, ai ka të drejtë të vazhdojë vitin pasardhës dhe t'i likuidojë provimet e mbartura në vazhdim. Në rast se studenti, pas sezonit të riprovimeve, rezulton me më pak se 30 kredite të mbledhura gjatëvitit, shpallet “përsëritës”. Ai duhet të rifrekuentojë përsëri lëndët në të cilat është shpallur mbetës. Studenti kalon nga viti i dytë në të tretin kur ka mbledhur jo më pak se 90 (nëntëdhjetë) kredite. Për sistemin DIND për të kaluar në semestrin e gjashtë, studenti duhet të ketë përfituar, minimumi 120 kredite.

Përmirësimi i notës

Studenti ka të drejtë të përmirësojë, me  pagesë, çdo vit mësimor 2 (dy) nota vetëm në sezonet e riprovimeve duke bërë regjistrimin përkatës në Sekretarinë Qëndrore të SHPAL “PAVARËSIA” VLORË. Studenti që kërkon përmirësimin e notës provohet vetëm 1 (një) herë për atë notë. Pas kësaj, mbetet në fuqi nota me të cilën vlerësohet në fund. Provimi për përmirësimin e notës përmban 100% të vlerësimit. Studenti mund të përmirësojë çdo notë, pavarësisht vitit akademik kur është bërë vlerësimi.

Kërkesa për rivlerësimin e provimit

Në rast se studenti ka ankesë për notën që ka marrë në provimin përfundimtar, pasi është ballafaquar me pedagogun e lëndës ai mund t’i drejtojë Përgjegjësit të Departamentit, një kërkesë me shkrim për rivlerësimin e provimit, ku të parashtrojë arsyet mbi të cilat ai bazon ankesën. Me marrjen e ankesës, Përgjegjësi i Departamentit, ose Dekani kur pedagogu i lëndës është vetë Përgjegjësi i Departamentit, ngre një komision të përbërë nga 3 pedagogë, ku bën pjesë dhe pedagogu i lëndës, për shqyrtimin e kërkesës dhe për rivlerësimin e provimit të studentit. Vlerësimi që bën komisioni, i marrë me shumicën e përbërjes së tij, përcakton notën përfundimtare.