Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, I licensuar më date 12.03.2009  me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 279, hyrë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” nr 41/2009, vjen në hapsirën universitare shqiptare e atë Europiane me një mision të qartë dhe një identitet të mirëprojektuar.

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” me synimin të jetë vendi ku formohen profesionalisht dhe ndërtojnë bazat e së ardhmes gjithë ata student që këkrojnë arsim cilësor, në të njëjtën kohë paraqet një vlerë të shtuar intelektuale, kulturore e qytetarie në rajon. I përbërë nga dy Fakultete:

Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, oferta studimore e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” prezantohet jo vetëm e pasur dhe e diversifikuar në tituj diplomash dhe fusha studimi , por në të njëjtën kohë bëhet garant për punësim e zhvillim të sigurt të të diplomuarve të vet.

Kolegji ynë përfaqëson një institucion që forcon fuqishëm jo vetëm proceset didaktike e formuese, por që vazhdimisht fokusohet dhe përfshihet në kërkimin shkencor në nivele Europiane, duke u shndërruar në një në një institucion kërkimi i arsimit të lartë, i cili plotëson e forcon standartet ndërkombëtare në lidhje me arsimin e lartë. Në të njëjtën kohë, ne jemi jo vetëm vendi ku ndërtojnë bazat e një karriere të suksesshme e të qëndrueshme për  studentët tanë, por  institucioni që mbështet dhe nxit zhvillimin akademik dhe shkencor të stafit dhe ekspertëve tanë, të cilët përmes marrëveshjeve me partnerët tanë Europianë e ndërkombëtarë, do të zhvillojnë e drejtojnë kërkime shkencore të mirëfillta me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e social të rajonit.

Me urimin e një rrugëtimi të suksesshëm së bashku, ju mirëpresim.

 

Rektori

Prof. Dr. Luan Gjonçaj