Biblioteka e Kolegjit Universitar “Pavarësia” Vlore përbërë nga dy biblioteka me një kapacitet prej 80 vende e përbërë nga dy salla te cilat gjenden brenda mjediseve te Kolegjit Universitar “Pavarësia”.

Biblioteka "Pavarësia" Nr 1

Biblioteka ‘Pavarësia “Nr 1 ka në dispozicioni nje numer te konsiderueshem  librash të kataloguar. Nga këto rreth 1796 tituj dhe 2127 libra janë të disponueshme në gjuhën angleze. Biblioteka përmban artikuj bibliografike, të ndara sipas fushave: Ekonomi, Drejtësi, Shkencave Politike, Shkenca Sociale, Shkencat e Aplikuara. Librat e tjerë i përkasin profileve: gjuhësore, biografi, histori etj.
Libri universitar është i ndarë në degët përkatëse :


1-Ekonomi.
2-Drejtësi.
3-Histori.
   a-Amerikë.
   b-Amerikë Latine.
   c-Azi,Lindje e Mesme.
   d-Evropë.
4-Sociologji,psikologji,filozofi.
5-Shkrim Akademik.
6-Libri shkencor shqip.
7-Shkenca politike.
8-Histori.
9-Anglisht.
10-Inxhinieri informatike
11-Matematike
12-Fizike
13-Letërsi shqipe.
11-Letërsi Angleze.
14-Botime të Kolegjit Universitar :”Pavarësia” Vlorë.

Biblioteka N2

Biblioteka ofron në shumë libra që i përkasin fushave të ndryshme. Biblioteka Nr2 përmban nje numer te konsiderueshem  librash në gjuhën angleze. Biblioteka përmban artikuj, sipas fushave, Shkencave Politike, Arkitekture ,Gjuhe angleze si dhe literature për shkencat mjekësore. Biblioteka Pavarësia “është nderuar me certifikatë mirënjohje nga Bashkia e qytetit të Vlorës për bashkëpunimin e mirë me “Bibliotekën publike Shevqet Musaraj” në përçimin e vlerave të larta të kulturës dhe qytetarisë në shërbim të komunitetit të qytetit të Vlorës .

Photo Galeri