Aplikime Master *Aplikime Bachelor

Rregullat dhe procedurat e aplikimit në programet Bachelor


Nëpërmjet aplikimit kandidati shpreh interesin për të vijuar studimet e larta pranë SHPAL “Pavaresia” Vlorë  në programin e studimit të zgjedhur prej tij.

SHPAL në bazë të mundësive  si edhe kërkesave të shprehura në aplikimet që merr, planifikon hapjen dhe numrin e studentëve për programet e studimit Bachelor.

Aplikimi bëhet nëpërmjet plotësimit të formularit të aplikimit:

·               në mënyrë të drejtpërdrejt, duke u parqitur pranë  SHPAL "Pavarësia" Vlorë;

·              nëpërmjet internetit, duke shkarkuar formularin e aplikimit dhe duke e dërguar atë në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

·              nëpërmjet shërbimit postar, duke dërguar formularin e aplikimit në adresën zyrtare.

 

SHPAL "Pavarësia" Vlorë përcakton kritere të pranimit për secilin program studimi dhe i publikon ato në kohë të përshtatshme. Në përcaktimin e këtyre kritereve Institucioni mban parasysh kuadrin ligjor në fuqi për procedurën e pranimit dhe të regjistrimit në programet e studimit të ciklit të parë të ofruara nga Institucionet Private të Arsimit të Lartë, si dhe për transferimin e studimeve.

 

 Për të ndjekur studimet Bachelor pranë SHPAL "Pavarësia" Vlorë, kandidati, shtetas shqiptar, ose i huaj duhet:

·         Të dorëzojë diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje të  noterizuar të diplomës, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore;

·         Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011 paraqet dëftese pjekurie të shkollës së mesme si dhe dokumentin  lëshuar nga Agjensia Kombëtare e Provimeve që vërteton se ka fituar provimet me zgjedhje;

·         N.q.s. kandidati nuk ka dëftesë pjekurie të shkollës së mesme,duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë,të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale /Zyra Arsimore, ose listën e notave të shkollës së mesme, lëshuar nga Arkivi Qëndror i Shtetit.

·         Kandidati që ka përfunduar shkollën  e mesme jashtë vendit, për regjistrim duhet të paraqesë dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar si  të barasvlefshme me diplomën e Maturës Shtetërore në  Shqipëri;

·      Të kryejë pagimin e tarifës së caktuar sipas kushteve dhe përcaktimeve të kontratës përkatëse mes Institucionit dhe Studentit;

·            Të plotësojë formularin e aplikimit;

·            Të paraqesë dokumentin e identifikimit, një fotokopje e të cilit mbahet në dosje;

·            Të dorëzojë 2 foto në format pasaporte;

 

Shtetasit e huaj duhet të paraqesin edhe

·         Lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noterizuar);

·         Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe).

 

Përzgjedhja

Përzgjedhja e kandidatëve për ciklin e parë të studimeve bëhet duke u bazuar në një formular pranimi dhe mbështetur në dokumentacionin e paraqitur.

Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të çdo fakulteti të SHPAL -së për një mësim normal dhe brenda standarteve , për të garantuar cilësinë, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Rregjistrimi

Sekretaria mësimore administron dokumentacionin e kërkuar dhe regjistron studentët e përzgjedhur në amzën e SHPAL “Pavarësia” me numër ID të përcaktuar nga AKP.