Në datë 11 Maj 2018, në ambientet e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë u organizua Konferenca e Parë Rinore me temë: “Europe to You(th)/Perceptime të rinjsh”.

Qëllimi i Konferencës ishte të sillte bashkë të rinjtë në një Forum për të shkëmbyer ide, perceptime dhe këndvështrime mbi Integrimin e Shqipërisë në BE, për të diskutuar dhe për të argumentuar qasjet mbi anëtarësimin e mundshëm, efektet në qytetarët, ekonominë, sfidat dhe perspektivat e pritshme për Shqipërinë, por edhe më gjerë, në Rajon. 

FOTO GALERI

Më datë 24 Maj 2018, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) organizoi seminarin kombëtar me temë “Zgjerimi i rolit të studentëve në manaxhimin dhe qeverisjen e IAL-ve”.

Në këtë aktivitet ishin prezentë përfaqësues të institucioneve të ndryshëm të Arsimit Publik dhe atij jo Publik, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, gjithashtu ekspertë të jashtëm. Në këtë seminar morën pjesë, Kryetari i NJBSC të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, Përgjegjësi i Zyrës së Karrierës, Tutoriatit Studentor&Alumni dhe përfaqësues të stafit akademik.

Në kuadër të bashkëpunimit me institucione të tjera, në Kolegjin Universitar "Pavarësia Vlorë", u mbajt sot një leksion i hapur, ku u prezantua raporti i auditimit mbi cilësinë e ajrit, auditim i kryer nga Departamenti i Performancës pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Prezantimi i raportit u realizua nga Dr.Aulent Guri, me detyrë Kryeauditues, në Departamentin e Performancës, pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Qëllimi i këtij aktiviteti, përveç prezantimit të rezultateve të gjetjeve të auditimit, konsiston në vetvete edhe njohjen dhe aftësimin në praktikë të studentëve jo vetëm më dije dhe njohuri por edhe me praktikën e punës së një auditimi performance.

FOTO GALERI

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, shpall aplikimet për vende të hapura pune për vitin akademik 2018 – 2019, për staf akademik/pedagogë me kohë të plotë, në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, programet:

       1. Drejtësi;

       2. Shkenca Politike;

       3. Ekonomi;

       4. Inxhinieri Informatike;

       5. Arkitekturë;

si dhe, Kërkues Shkencorë në Qendrat e Kërkimeve Shkencore.