Njoftojmë se Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë" në bashkëpunim me Youth Innovation Center organizojnë trajnimin me temë "How to Brand Yourself". Qëllimi i këtij trajnimi është t'i njoh pjesëmarrësit me mundësitë që i rrethojnë dhe t'ju mësojë metodat dhe teknikat për të promovuar veten dhe atë që dijnë të bëjnë në 4 bazat e jetës së tyre; shoqëri, universitet, intervistë pune dhe në punë.

Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temë “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”, e cila organizohet nga Fakulteti i Administratës Publike i Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar "Pavarësia Vlorë",  Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Universitetin Shtetëror  të Tetovës.

Në kuadrin e  marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, përkatësisht Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” (KUPV) dhe Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT), për të dytin vit radhazi vijuan me sukses rrugën e bashkëpunimit, ku ndër shumë të tjera, konkretizimi i këtij bashkëpunimi përfshin organizimin e konferencave shkencore. Vizioni i të dy institucioneve tashmë është i qartë dhe tregon...

Në datën 04.11.2017, në Durrës u mblodh Forumi i Pavarur i Rektorëve, në të cilën morën pjesë gjithë rektorët e universiteteve jopublike në Shqipëri. Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”, u përfaqësua në Forum nga Dr. Siri HOXHA dhe Dr. Myzafer ELEZI – zv.Rektor për kërkimin shkencor.