Takim informues me përfaqësues të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” në Qarkun e Vlorës.Sot në ambjentet e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë” u organizua një takim informues me përfaqësues të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” në Qarkun  e Vlorës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin studentë dhe pedagog të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”. Gjatë takimit pjesëmarrësit u njohën me veprimtarinë dhe organizimin e këtij fondacioni, si dhe u ftuan që të bëhen pjesë e kësaj nisme.
 

Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë” ka hartuar dhe ndjek një strategji funksionale për kërkimin shkencor dhe aktivitetet që zhvillohen gjatë vitit akademik. Këto aktivitete zhvillohen në formën e konferencave shkencore kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, workshop-e, leksione të hapura, botime librash, publikime të artikujve shkencorë në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, etj.Strategjia e kërkimit shkencor synon të ofrojë kërkime, studime shkencore...

Në kuadër të aktiviteteve studentore kurrikulare  të parashikuara për vitin akademik 2017-2018 pranë ambienteve të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, datë 14 Dhjetor 2017, në bashkëpunim me Zyrën e Punës Vlorë dhe Drejtorinë e Arsimit Profesional Vlore  u zhvillua Workshopi me temë “Tendencat e fundit në tregun e punës”. 

Në kuadër të aktiviteteve studentore kurrikulare  të parashikuara për vitin akademik 2017-2018 jashtë ambienteve të Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë”, datë 7 Dhjetor 2017, ora 12:30  një grup studentësh të Departamentit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike morën pjesë në një aktivitet të zhvilluar nga Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë...