Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara për parandalimin e dhunës dhe ngjarjeve të rënda në marrëdhëniet familjare, Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë, Qarku Vlorë, zhvilluan një takim sensibilizues në ambientet e SHPAL “Pavarësia”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të qytetit, të organizatave dhe shoqatave, si dhe studentë dhe pedagogë të SHPAL “Pavarësia”. Ky takim kishte si qëllim trajtimin e problematikave të dhunës në familje dhe sjelljen e risive në trajtimin e rasteve te dhunës, si “Policimi ne Komunitet”, e cila eshtë një praktikë e re policore për të forcuar lidhjet dhe besimin e komunitetit ndaj policisë. Gjatë këtij takimi u trajtuan raste praktike. Studentët patën mundësinë të shprehin opinionet e tyre për parandalimin dhe uljen e rasteve të këtij fenomeni.