Youth Summer Municipality Tour, konceptuar në formën e një udhëtimi eksperiencash dhe ndarje shqetësimesh të të rinjve me autoritetet vendore për një Shqipëri evropiane, mbështetur nga Projekti “Bashkitë për Evropën”, ndaloi në datë 05.07.2018 në qytetin e Vlorës. Në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Pavarësia Vlorë” u zhvillua etapa e dyte e këtij turi ku të rinjtë bashkëbiseduan me Kryetarin e Bashkisë, Z. Dritan Leli në lidhje me plotësimin e kërkesave të të rinjve për standarte evropiane të cilësisë së jetës, mjedisit, shkollimit, shërbimeve publike dhe rekreacionit. Kjo etapë u përshëndet nga Zv. Rektori i Kërkimit Shkencor pranë Kolegjit, Dr. Myzafer Elezi dhe u mbështet nga anëtarë të tjerë të stafit akademik.

FOTO GALERI