Bazuar në Urdhërin Nr.4, datë 29.05.2018 “Për caktimin e datave për zhvillimin e provimeve dhe diplomimin e studentëve”, zhvillimi i provimeve (semestri II) dhe diplomimi e studentëve për vitin akademik 2017-2018 do të realizohen në datat e mëposhtme:

 

a. Periudha nga data 28.05.2018, deri më datë 01.06.2018, do të jetë sezoni për provimet e mbartura.

b. Periudha nga data 04 - 15 Qershor 2018, zhvillimi i praktikave mësimore.

c. Më datë 14 Qershor 2018, do të zhvillohet provimi i praktikës, me studentët e ciklit të parë të studimeve.

d. Më datë 18 Qershor 2018, do të zhvillohet provimi i praktikës, me studentët e ciklit të dytë të studimeve.

e. Nga data 18 Qershor 2018, deri më 06 Korrik 2018, do të jetë sezoni i provimeve semestrale.

f. Nga data 09 - 13 Korrik 2018, do të jetë periudha e diplomimit.

g. Më datë 13 Korrik 2018, do të zhvillohet ceremonia e diplomimit të studentëve të të dy cikleve të studimit.

 

Ju faleminderit!