Në datë 11 Maj 2018, në ambientet e Kolegjit Universitar “Pavarësia Vlorë u organizua Konferenca e Parë Rinore me temë: “Europe to You(th)/Perceptime të rinjsh”.

Qëllimi i Konferencës ishte të sillte bashkë të rinjtë në një Forum për të shkëmbyer ide, perceptime dhe këndvështrime mbi Integrimin e Shqipërisë në BE, për të diskutuar dhe për të argumentuar qasjet mbi anëtarësimin e mundshëm, efektet në qytetarët, ekonominë, sfidat dhe perspektivat e pritshme për Shqipërinë, por edhe më gjerë, në Rajon. 

Konferenca u konceptua në kuadër të javës së Europës, në një kontekst politik ku vëmendja, angazhimi është kah intensifikimit të përpjekjeve për të çuar përpara procesin e integrimit europian të vendit, për të nisur sa më parë procesin e negociatave për anëtarësim.

Të rinjtë që iu bashkuan thirrjes për konferencë ishin studentë, gjimnazistë, kërkues të rinj, profesionistë, aktivistë politikë, aktivistë të shoqërisë civile.

Në këtë konferencë u paraqitën 72 punime me tematika nga fusha e drejtësisë, shkencave politike, ekonomisë, inxhinierisë informatike, arkitekturë etj.

Kjo konferencë u organizua me pjesëmarrjen e Këndit të BE-së Vlorë, TPA Center dhe FRESSH Vlorë.

Lista e fituesve:

  1. Stefani Xhaxho – “Young Best Paper”
  2. Anisa Prençi – “Researcher Best Paper”
  3. Arjol Sako –  “Student Best Paper”
  4. Xheni Lekaj – “Best Presentation”

 FOTO GALERI